Konflikti midis konservatorizmit dhe modernizimit po ndryshon njerëzimin.
Kjo javë karakterizohet astrologjikisht nga katrori i Saturnit tek Ujori me Uranin tek Demi që do realizohet në 17 Shkurt. Është katrori i parë që do formohet brenda 2021 dhe krijon rrethana përplasjeje midis sjelljeve të vjetra dhe kuptimeve në krahasim me mendime dhe ide të reja brenda nga të cilat mundemi të përparojnë në nivele të tjera si njerëzim. Fakt është se kontrolli dhe kufizimi do luajnë rol protagonist këtë periudhë kohore, por do krijojnë një dallgë reagimesh që do vendosi ne prove shoqërinë. Në nivel personal, katrori i caktuar mund të sjellë ndryshime dramatike për sa ka lidhje me marrëdhëniet shoqërore, çështjet ekonomike, qëllime dhe aspirate që mund të kemi, pasi çështjet sqarohen me mënyrë të çuditshme dhe të prerë. Nuk përjashtohet të largohemi nga persona apo situate që nuk do të na shërbejnë në zhvillimin tonë.

Në 18 shkurt, Dielli kalon tek Peshqit duke përforcuar sjelljen tone dhe ate sentimentale. Nevoja për t’u marrë me çështjet e të kaluarës na dërgon në një periudhë të një karakteri ku rimendojnë sjellje dhe veprime të kaluarës. Kujdes përditshmërinë dhe ambientin e punës, pasi mungesa e përqendrimit dhe prapaskenat do kenë një rol protagonist. Në 20 Shkurt, formohet katrori i Afërditës nga Ujori me Marsin nga Demi që sjell në sipërfaqe një përplasje të brendshme nevojash dhe dëshirash në fushën e jetës personale. Nuk është e lehtë të sistemojmë brenda nesh ato që realisht na kënaqin dhe kjo ka si rezultat tensionin dhe kundërshtimet në nivel personal. Është e nevojshme të dalim nga kokëfortësitë, pavarësia e theksuar dhe nevoja për mbyllje ndaj të tjerëve, duke u përpjekur kështu të zbusim në mënyrën më të mirë të mundshme debatet që shfaqen në lidhjen tonë. Mirë është gjithashtu të shmangim shkëmbimet ekonomike, pasi tensioni dhe debatet do luajnë rol protagonist.

Në 21 Shkurt, Mërkuri kthehet në vijë të drejtë tek Ujori duke ju ndihmuar në përmirësimin e komunikimit. Nga tani dhe në vazhdim do kemi mundësinë të shprehim mendime dhe debate që mund të kenë qenë protagonist periudhën e kaluar kohore dhe kanë lidhje me ambientin tonë shoqëror. Mirë është t’i japim vetes disa ditë kohë, për të përmbledhur mendimet tona dhe ditët e ardhshme të shprehim me më shumë vendosmëri dhe realizëm mendimet që mund të luajnë rol përcaktues tek rrethi jonë i afërt. Për të qenë gjithnjë të informuar, mos harroni të lexoni përditë parashikimet tona të përditshme.

Ky është parashikimi javor nga 15 deri më 21 shkurt nga astrologu Jorgo Pulla.

DASHI
Dash të dashur, këtë javë me hyrjen e Diellit në shenjën e Peshqve në 18/2 duket se do ndjeni nevojën për tu përqendruar në mendimet tuaja, në ndjenjat tuaja por edhe shqetësimet. Ka mundësi të fokusoheni më shumë në një gotë “gjysmë bosh”, duke harruar se këndvështrimi juaj është ai që mund të përkthehet si “gjysmë mbushur”. Përpiquni të mos lini disa shqetësime t’ju krijojnë nervozizëm dhe t’ju helmojnë çastet e bukura me persona të dashur apo përditshmërinë tuaj në korniza të përgjithshme.

Dashuria
Këtë javë ka mundësi të jeni më të ndjeshëm ndaj fjalëve të partnerit ndaj dhe nuk përjashtohet të shihni veten të nevrikoset me gjënë më të vogël, akoma dhe me diçka që mund t’ju thotë partneri juaj për shaka. Në 19/2 katrori i Afërditës që ndodhet në shenjën e Ujorit me Marsin që ndodhet tek Demi mund të sjellë disa përplasje të brendshme, veçanërisht nëse përqendroheni në ato që ju mungojnë nga lidhja juaj dhe jo në ato që keni. Nëse jeni të lirë, mirë do ishte të mos bëni lëvizje impulsive përballë një personi që ju intereson.

Puna dhe Ekonomia
Këtë javë do duhet të mbani mend se puna mund të ketë një nivel vështirësie veçanërisht nëse nuk komunikoni ato që ju bezdisin. Komunikimi me kolegët tuaj do të jetë shumë i rëndësishëm dhe nëse e përdorni saktë, është e sigurt se shumë nga çështjet tuaja të lëna pezull do arrijnë të zgjidhen. Mos lini asnjë pikë të “paqartë” në lidhjet profesionale që t’ju ndikojnë në punë.

DEMI
Për ju Dema, këtë javë ka mundësi të keni “tendenca arratisjeje” ndaj dhe ka shumë mundësi të filloni të mbani distancime nga persona që do t’ju krijojnë nervozizëm. Mendja juaj ka mundësi të jetë tek personat që këtë moment ndodhet shumë larg dhe ndoshta kuptoni madhështinë e mjeteve të rrjeteve sociale për të komunikuar me ta! Hyrja e Diellit në shenjën e Peshqve e kthen interesin tuaj tek shokët dhe tek personat me të cilët do dini të flisni të njëjtën gjuhë. Bisedat këtë javë kanë nderin e tyre mjafton të keni kujdes disa çështje që mund të përbëjnë pikënisje debatesh.

Dashuria
Çështjet që lidhen me jetën tuaj personale mund të përbëjnë burim tensionesh dhe shqetësimesh për ju këtë javë, ose të jeni beqarë, apo ndodheni në një lidhje. Përpiquni të afroheni me partnerin tuaj apo me dikë që ju intereson gjatë gjysmës së parë të javës, pasi sa kalojnë ditët, katrori i Afërditës që ndodhet tek Ujori me Marsin që ndodhet tek shenja juaj, mund të përforcojë kundërshtimet që filluar akoma dhe nga një debat i thjesht.

Puna dhe Ekonomia
Detyrimet profesionale ka mundësi t’ju krijojnë ankth këtë javë apo duket se do t’ju krijojë stres puna në përgjithësi. Përpiquni të mos e lini të pazgjidhur pasi diçka e tillë do mund t’ju drejtojë në lëvizje të ashpra dhe ndoshta të gabuara për sa ka lidhje me punën. Të mbani mend se nevojitet qetësi për të mundur të “menaxhoni” njerëz, të cilët duket se kanë shumë kërkesa nga ju.

BINJAKËT
Binjakë, këtë javë duket se do filloni ti shihni më mirë disa çështje të cilat periudhën e kaluar ju kishin krijuar mendime dhe pyetje të dyta. Ato ka mundësi të lidhen me fushën profesionale dhe në këtë do ndihmojë dhe hyrja e Diellit në shenjën e Peshqve në 18/2. Disa të dhëna në punë duket se do ndryshojnë dhe do dilni të fituar nëse tregoheni fleksibël ndaj tyre. Nga fundi i javës përpiquni të mos lini disa persona, të cilat mund t’ju kenë vënë qëllim për t’ju nevrikosur, t’ia dalin.

Dashuria
Katrori i Afërditës që ndodhet në shenjën e Ujorit me Marsin që ndodhet në shenjën e Demit mund të grumbullojë dhe të sjellë në të tashmen një pakënaqësi e cila ka mundësi të fillojë nga çështje të kaluarës dhe prej kohësh të kishte mbetur e fshehur. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje ndaj fundi i javës, do duhet ti kushtoni më shumë kujdes çështjeve që lidhen me ju dhe partnerin, veçanërisht nëse në to përfshihen dhe persona të tjerë. Nëse jeni beqarë, këto ditë duket se do kuptoni nëse një person që ju intereson mund t’ju mbulojë në nevojat tuaja sentimentale.

Puna dhe Ekonomia
Pjesa profesionale do ndodhet lartë në listën e prioriteteve tuaja dhe për periudhën e ardhshme kohore. Ka mundësi të shfaqen disa të dhëna të reja në këtë, ashtu si dhe disa ndryshime që nëse i menaxhoni saktë mund të dilni të fituar. Përpiquni të shmangni çdo gjë që është rezultat impulsiviteti dhe jo strategjie.

GAFORRJA
Ju Gaforre, këtë javë do vëreni se humori juaj do ndryshojë ndjeshëm pasi hyrja e Diellit në shenjën e Peshqve në 18/2 do ndihmojë për tu rindërtuar disa lidhje, të cilat kishin shumë lëkundje periudhën e kaluar. Personat që ndodhen në rrethin tuaj shoqëror duket se do luajnë rol të rëndësishëm dhe në mendim por edhe në humorin tuaj, ndaj dhe nevojitet ti kontrolloni me kujdes. Komunikimi me personat që keni pa parë dhe pa dëgjuar prej kohësh, kanë nderin e tyre këto ditë, ndaj dhe ia vlen të kapni mundësinë dhe ti merrni në telefon.

Dashuria
Këtë javë ndoshta “këmbëngulni” pak më shumë në gjëra të cilat deri së fundmi mund të mos ju bezdisnin dhe duket se ato lidhen me partnerin tuaj. Kështu që ka mundësi të përqendroheni në ato që ju nevrikosin tek ai dhe të konsideroni si të mirëqena të gjitha elementet e tij të mira. Nëse jeni beqarë, katrori i Afërditës që ndodhet tek shenja e Ujorit me Marsin që ndodhet tek shenja e Demit mund t’ju drejtojë në komunikim me një person me të cilin keni lënë çështje sentimentale përgjysmë.

Puna dhe Ekonomia
Frymëzimi dhe imagjinata juaj gjithnjë dhe më shumë do rriten veçanërisht pas datës 18/2 me kalimin e Diellit në shenjën e Peshqve dhe nuk përjashtohet të mund ti “shfrytëzoni ndaj borxheve tuaja dhe në çështjet profesionale. Ndaj fundi i javës, do duhet ti kushtoni vëmendje të veçantë dhe bisedave në fushën e punës që lidhen me pjesën ekonomike, pasi dhe katrori i Afërditës me Marsin mund t’ju sjellë pengesa dhe të mos ju ndihmojë në marrëveshje ekonomike.

LUANI
Për Luanët, këtë javë ka mundësi të shfaqen disa çështje nga të cilat përbëjnë çështjet e lëna pezull nga e kaluara por me këtë hyrje të Diellit në shenjën e Peshqve në 18/2, do jetë më e lehtë ti sistemoni. Klina në punë fillon të ndryshojë drejt më së mirës dhe duket se do mundeni të menaxhoni dhe disa keqkuptime të cilat ekzistuan periudhën e kaluar. Nga fundi i javës, dëshirat tuaja ka mundësi të jenë plotësisht të ndryshme nga dëshirat e personave rreth jush, diçka e cila ka mundësi të krijojë kundërshtime.

Dashuria
Nëse ndodheni tashmë në një lidhje do duhet ti kushtoni kujdes nga fundi i javës pasi katrori i Afërditës që ndodhet tek Ujori me Marsin që ndodhet tek Demi mund të sjellë përplasje midis jush dhe partnerit tuaj, për çështje që lidhen kryesisht me punën. Nëse jeni beqarë, komunikimi me një person që ju intereson mund të ketë pengesa, diçka që do lartësohet në rrugëtimin e saj, por kjo do jetë e përkohshme.

Puna dhe Ekonomia
Disa çështje që lidhen me fushën profesionale duket se do t’ju shqetësojnë mjaftueshëm dhe këtë javë por ndoshta nuk janë tani ditët e përshtatshme për të vepruar në lidhje me ta. Ndoshta ekzistojnë biseda me personat e ambientit profesional të cilat do t’ju ngatërrojnë apo do t’ju shtojnë në vlerësime të gabuara. Nga fundi i javës disa kundërshtime mund të shfaqen me shkak çështjet e punës.

VIRGJËRESHA
Nga mesi i kësaj jave duket se do t’ju shqetësojnë lidhjet veçanërisht personale dhe profesionale pasi hyrja e Diellit në shenjën e Peshqve në 18/2 i sjell në sipërfaqe. Ka shumë mundësi të afroheni më pranë personave që deri më tani, nuk ishit shumë të afërt dhe do fillojnë lidhje të reja, ose në rrethin shoqëror apo atë personal. Ritmet e përditshmërisë bien dhe bashkë me to fillojnë dhe ikin dhe tensionet të cilat kanë ekzistuar periudhën e kaluar për shkak të detyrimeve të ndryshme.

Dashuria
Këtë javë ka mundësi të ekzistojnë disa çështje të cilat vazhdojnë të përbëjnë një pikë debatesh midis jush dhe partnerit tuaj dhe duket se do shfaqen ndaj fundjava. Katrori midis Afërditës që ndodhet tek Ujori dhe Marsi që ndodhet tek Demi, mund të përforcojë debatet e thjeshta të përditshmërisë dhe ti bëjë shumë të rëndësishme. Nëse jeni beqarë, nuk përjashtohet të ndjeni se nuk veproni në një ritëm me personin që ju ka tërhequr interesi, por këto ditë nuk rezultojnë për përfundime.

Puna dhe Ekonomia

Këto ditë ka mundësi të shfaqen disa punë të cilat rrjedhin nga çështjet profesionale dhe duket se do të jenë shumë kërkuese. Mënyra me të cilën do ti qasni, do përcaktojë jo vetëm zhvillimin e tyre por edhe humorin tuaj, pasi duket se ka mundësi të jeni shumë të zënë të paktën për disa nga to. Të mbani mend se përpjekja që do bëni, do ketë rezultate.

PESHORJA
Për sa u përket Peshoreve, kjo javë inauguron një periudhë të re gjatë së cilës do përqendroheni në çështjet e përditshmërisë, në plan ku ndiqni bazën e përditshme pasi dhe në disa detyrime që rrjedhin nga kjo. Hyrja e Diellit në shenjën e Peshqve në 18/2 e bën veçanërisht të rëndësishme çdo gjë që lidhet me punën dhe përditshmërinë. Nga fundi i javës do duhet të tregoni kujdes dhe çështjeve që lidhen me jetën tuaj personale, pasi dhe duket se çështjet tuaja personale për shkak të detyrimeve të braktisura, do ndodhen në “fat të Zotit”.

Dashuria
Këtë javë mund të ndjeni se ekzistojnë disa nuanca të përsëritura në lidhje me partnerin tuaj të cilat ju bezdisin, por të mbani mend se është në dorën tuaj ti ndryshoni dhe të mos ti lini t’ju ndikojnë dhe sjelljen por edhe ndjenjat përballë jush. Nëse jeni beqarë , ka mundësi të ekzistojë një flirt nga një person që ndodhet në ambientin tuaj të punës apo në një vend ku shkoni shumë shpesh, diçka e cila do ndikojë pozitivisht në humorin por edhe në vetëbesimin tuaj.

Puna dhe Ekonomia
Disa nga detyrimet tuaja profesionale ka mundësi të bëhen mjaft presionuese këtë javë dhe duket se sa më shumë të ulet koha që keni për ti sistemuar, aq më shumë do nevrikoseni! Përpiquni të radhisni punët sipas rëndësisë dhe çështjet e lëna pezull dhe të mos i lini të mblidhen të gjitha në fund të javës, “mbi ju”. Sa më parë të merreni me to, aq më e lehtë do jetë ti sistemoni pa u ndjerë të presionuar.

AKREPI
Akep ju jeni një nga më të favorizuarit e kësaj javë pasi zhvendosja e Diellit në shenjën e Peshqve në 18/2 ju fal frymëzim dhe dëshirë krijuese. Jeta juaj sentimentale do ndodhet në sipërfaqe dhe ndjenjat do t’ju krijohen midis jush dhe ndonjë personi duket se do të jenë shumë të forta! Dashuria do luajë rol definitive në humorin tuaj këtë javë dhe duket se do përbëjë dhe një burim krijimi për ju. Nga fundi i javës do duhet ti jepni më shumë kujdes çështjeve sentimentale, pasi katrori midis Afërditës dhe Marsit mund të krijojë disa pengesa.

Dashuria
Kjo javë i kushtohet jetës tuaj personale dhe çështjeve tuaja sentimentale pasi hyrja e Diellit në shenjën e Peshqve do ndihmojë shumë në zhvillimin e tyre, ose jeni beqarë ose ndodheni tashmë në një lidhje. Komunikimi me partnerin tuaj do t’ju ndihmojë të sqaroni disa çështje të kaluarës të cilat ju kanë larguar, por përpiquni të sistemoni çështje të këtij lloji gjatë gjysmës së parë të javës. Nëse jeni beqarë, një person që do t’ju afrohet, ose do ju do t’ju afroheni, këto ditë do bëhet burim i frymëzimit tuaj.

Puna dhe ekonomia
Punët dhe detyrimet mbajnë mirë dhe këtë javë por duket se tashmë ju keni ndryshuar prioritete dhe interesi juaj ndodhet në jetën tuaj personale. Pavarësisht kësaj, do nevojitet të shihni me kujdes disa çështje të cilat ka mundësi të lidhen dhe me persona të tjerë në punë. Sa më shumë të ngatërrohen në një çështja të caktuar profesionale, aq më shumë do duhet të keni sytë tuaja hapur, për t’u shmangur hamendësimet dhe tensionet.

SHIGJETARI
Shigjetarët e dashur këtë javë duket se do përqendrohen në çështjet që lidhen me shtëpinë apo punën, veçanërisht nëse periudhën e kaluar kanë lënë pas dore këto dy fusha të sipërpërmendura. Hyrja e Diellit në shenjën e Peshqve në 18/2 do të ndikojë pozitivisht në humorin tuaj. Tani fillon dhe një periudhë shumë e mirë në rast se doni të bëni ndonjë ndryshim brenda hapësirës ku jetoni. Nga fundi i javës, katrori i Afërditës që ndodhet tek Ujori me Marsin që ndodhet tek Demi mund të ndikojë në mënyrën sesi i perceptoni shenjat që ju jep personi që ndodhet në ambientin tuaj dhe ju krijon tensione.

Dashuria
Këto ditë do duhet të jeni të përmbajtur në çaste ku do ndjeni se partneri juaj mund t’ju nevrikosë, pasi e vërteta është se nga fundi i javës duket se do ekzistojnë të tilla çaste. Katrori i Afërditës që ndodhet në shenjën e Ujorit me Marsin që ndodhet tek shenja e Demit në 19/2 mund t’ju krijojë më shumë tension sesa nevojitet. Nëse jeni beqarë, dhe dëshironi të shmangni hamendësimet me një person që ju intereson, përpiquni të mbani për vete gjërat që mund t’ju këtë rrëfyer.

Puna dhe Ekonomia
Kontakti me çështjet tuaja profesionale mund të ketë një nivel vështirësie këtë javë pasi ka shumë mundësi të kuptoni se nuk ekziston shumë mirëkuptim në ambientin tuaj të punës. Pavarësisht kësaj do duhet të bëni zëmrën tuaj gur dhe të mos lini sjellje të tilla t’ju ndikojnë. Nga kjo javë klima ndryshon ndjeshëm për më mirë ndaj dhe nevojitet pak durim.

BRICJAPI
Interesi juaj këtë javë do kthehet tek personat që ndodhen në rrethin tuaj të ngushtë pasi dhe disa persona të afërm, të cilët duket se kanë nevojë për këshillën tuaj për disa çështja që kanë. Hyrja e Diellit në shenjën e Peshqve në 18/2 krijon terren të përshtatshëm për komunikim dhe forcim lidhjesh sociale, personale akoma dhe të afërta që ju interesojnë. Në fund të javës katrori i Afërditës që ndodhet tek Ujori me Marsin që ndodhet tek Demi (19/2) tregon se duhet të keni kujdes më shumë shpenzimet tuaja për të mos ndikoni portofolin tuaj.

Dashuria
Sado punë që të keni këtë javë, mendja juaj duket se do ndodhet në disa çështja sentimentale të cilat ka mundësi të shfaqin të dhëna të reja! Nëse ndodheni tashmë në një lidhje, bisedat që do keni me partnerin tuaj nga fundi i javës kanë nevojë për kujdes për të mos u krijuar çështja midis jush për shkak të mendimeve të ndryshme. Nëse jeni beqarë, duket se një person do t’ju tërheqë interesin ose ju ka tërhequr tashmë interesin, por ndjenjat e forta mund të krijojnë dhe disa tensione midis jush.

Puna dhe Ekonomia
Vëmendja dhe përqendrimi në detyrimet profesionale janë të nevojshme për këtë javë pasi do keni tendencën për ti menaxhuar pothuajse në mënyrë mekanike, diçka e cila do mund të krijojë disa dëme. Një bisedë që lidhet me pjesën ekonomike të një çështjeje profesionale mund të realizohet nga fundi i javës dhe do duhet të shfaqni aftësitë tuaja më të mirë komprometuese, për të dalë të fituar.

UJORI
Kjo javë me hyrjen e Diellit në shenjën e Peshqve në 18/2 duket se filloni të merreni më shumë me pjesën ekonomike, llogaritjet, detyrimet tuaja dhe cështjet të cilat lidhen me portofolin tuaj. Do duhet ti kushtoni kujdes disa shpenzimeve të cilat mund të mos jenë tuajat por lidhen me një familjar apo me shtëpinë, pasi ato ka mundësi t’ju drejtojnë në ndryshimin e planit ekonomik. Katrori i Afërditës që ndodhet në shenjën tuaj me Marsin tek Demi në 19/2 tregon se mund të ndikoheni nga mendimet dhe shqetësimet tuaja për çështja të ndryshme dhe përfundimisht sjellja juaj mund të shkaktojë kundërshtime akoma dhe me persona të dashur.

Dashuria
Komunikimi me partnerin tuaj mund t’ju ndihmojë ndjeshëm në humorin tuaj këtë javë mjafton të lini jashtë çështje që lidhen me pjesën ekonomike, pasi ato do mund të krijojnë kundërshtime midis jush. Nëse jeni beqarë, nuk përjashtohet të mos jetë e lehtë të menaxhoni sjelljen e një personi që ju intereson, diçka e cila do bëhet akoma më e fortë për shkak të katrorit të Afërditës me Marsin. Nëse ndjeni se ekzistojnë pengesa në çështjet tuaja sentimentale, mirë do ishte të mbani qëndrim durimi dhe të mos përpiqeni ti menaxhoni menjëherë.

Puna dhe Ekonomia
Bisedat që do keni me persona që ndodhen në ambientin tuaj profesional do jenë ato që do përcaktojnë dhe zhvillimin e disa çështjeve të caktuara profesionale, të cilat janë të rëndësishme për ju. Marrëveshjet duket se do jenë të ashpra dhe nga fundi i javës nuk përjashtohet të shfaqen mendime të ndryshme në lidhje me çështjen profesionale. Përpiquni të mos i lini të ndikojnë klimën midis jush dhe të tjerëve.

PESHQIT
Peshqit e dashur, këtë javë dhe më saktësisht nga data 18/2, me hyrjen e Diellit në shenjën tuaj fillon dhe zyrtarisht muaji i ditëlindjes tuaj! Tani humori juaj do ndryshojë ndjeshëm dhe nuk përjashtohet të ndjeni nevojën për të vënë fillimisht veten tuaj në çështje që deri tani i shihnit më shumë për të mos mërzitur të tjerët. Lidhjet personale dhe profesionale vijnë në sipërfaqe duke ju dhënë mundësinë për të korrigjuar “komentet negative”, që ekzistojnë në to. Nga fundi i javës me katrorin e Afërditës që ndodhet në shenjën e Ujorit dhe të marsit që ndodhet në shenjën e Demit, ndoshta ekzistojnë disa kundërshtime me personat e rrethit tuaj të afërt.

Dashuria
Nëse ndodheni tashmë në një lidhje këtë javë mirë do ishte të ruani çështjet personale tuajat por edhe të partnerit tuaj- larg nga persona të tjerë pasi përfshirja e personave të tretë në çështjet tuaja mund të sjellë rezultate të kundërta nga ato që prisnit. Nëse jeni beqarë, katrori midis Afërditës dhe Marsit ndoshta krijon terren të përshtatshëm për të filluar një hapësirë me një person që ju ka tërhequr interesin, por kjo mund të krijojë akoma ndjenja më të forta midis jush.

Puna dhe Ekonomia
Detyrimet profesionale të kësaj javë duken se do jenë shumë kërkuese por në të njëjtin moment duket se ju me ndonjë mënyrë do mund ti menaxhoni dhe të mos i lini përgjysmë. Vëmendja e të tjerëve do jetë e kthyer tek ju diçka që mund të jetë në favorin tuaj, pasi do jetë më e lehtë të kaloni mendimin tuaj mbi çështje të caktuara profesionale. Kini kujdes prapaskenat pasi që duket se ekzistojnë në disa çështje në punë.