Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, njëherësh dhe drejtues politik i PS për Qarkun e Elbasanit ka publikuar një mesazh që ka marrë nga një qytetar i Librazhdit pas vizitës se presidentit Ilir Meta. “Po nuk shkon mor burrë i dheut që Presidenti të hyjë në Librazhd sikur po shkon fshehurazi dhe të mbajë një trastë me dekorata në sedilen e pasme!”, shkruan qytetari, teksa thekson se të gjithë kishin mbetur të habitur nga fakti që Presidenti sot ka marrë në telefon dikë per t’i dekoruar gjyshin e ikur nga kjo botë para shume vitesh.
Balla në përgjigjen që i ka kthyer qytetarit i ka kërkuar që “të mos habitet, pasi nuk i dalin numrat e të gjallëve Monës se ka vdekur LSI e 2017-ës dhe s’ka ç’bën edhe Likja se duhet të ngjallë të vd eku rit”.
“Po nuk shkon mor burrë i dheut që Presidenti të hyjë në Librazhd sikur po shkon fshehurazi dhe të mbajë një trastë me dekorata në sedilen e pasme!” Kështu më shkruan një bashkëqytetari im nga Librazhdi. Ishte habitur fare mileti atje sot që ka marrë Presidenti në telefon dikë per t’i dekoruar gjyshin e ikur nga kjo botë para shume vitesh! Mos u habit i thashë, nuk i dalin numrat e të gjallëve Monës se ka vd e ku r LSI e 2017-ës dhe s’ka ç’bën edhe Likja se duhet të ngjallë të vde ku rit…”,- thekson Balla.