Gjatë vizitës në Shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë, Kryeministri Edi Rama ka vënë në dukje faktin që vaksinatorët po mbajnë doreza, ndërkohë që ka ironizuar ata që ai i quajti dembelë aktivë, inspektorët në facebook e portale, ndërsa vaksinatorja e vjetër i përgjigjet:

“Vaksinatorët nuk mbajnë doreza. Vaksinimi nuk e do dorezën, ne jemi mjeshtre prej 30 vjetësh. Ja ku i kemi të reja”.