Në emisionin “Zonë e Lirë” u diskutua rreth thashethemeve që flitet për një bashkëqeverisje të mundshme mes PS-së dhe PD-së, dy partive politike më të mëdha në vend.
Moderatori Arian Çani tha se Rama është i lodhur me opozitën dhe për shkak të kësaj gjëje mund ta kërkojë ta përfshijë atë në qeveri.
“Janë hapur llafe gjithandej, asgjë nuk është bërë publikisht që nuk përjashtohet fare një bashkëqeverisje Rama-Basha. Meqë jemi në një emision që thuhen gjërat e di ça thonë.
Rama është i lodhur. Nuk do më opozitë fare. Nuk duron dot. Fare. Edhe po ta shohësh në fytyrë është lodhur. Kushdo që të ishte ka gjithmonë një gërr gërr gërr te veshi thotë aman pse ta kemi, fute brenda. Luli çuni mirë edhe e thotë ai”, tha Çani.
Mirëpo sipas analistit Andi Bejtja kjo tezë ka kohë që është hapur dhe sipas tij del nga zyrat e PS-së. Ai tha se kjo është e pamoralshme.
Bejtja shtoi se Rama do të donte të qeveriste vetëm. Ai theksoi se nëse Basha pranon të bashkëqeverisë me Ramën do të ishte tradhtari më i madh i kombit.
“Duke parë të gjitha këto që nuk po i përmend po ta them troç që nëse Lulzim Basha pas gjithë këtyre që ka bërë kjo mazhorancë arrin të bëjë koalicion me atë është tradhtari më i madh i kombit shqiptar”, tha Bejtja.