Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi nisjen e përpjekjeve për të identifikuar dhe ribashkuar qindra familje që u ndanë në kufirin SHBA-Meksikë nga administrata Trump dhe vazhdojnë të mbeten larg njëri tjetrit. Biden nënshkroi një urdhër ekzekutiv i cili parashikon krijimin e një task forcë e cila t`i shërbeje këtij synimi, duke përmbysur kështu strategjinë e tolerancës zëri të paraardhësit. Kjo lëvizje e çon kreun e ri të shtëpisë së bardhë një hap më pranë përmbushjes se një premtimi fushate. “Ne do të punojmë për të zhbërë turpin moral dhe kombëtar të administratës së mëparshme që me plot gojën, jo në mënyrë figurative, rrëmbeu fëmijët nga krahët e familjeve të tyre”, tha Biden.
Mbështetësit e imigracionit i kanë kërkuar administratës së re demokrate që të lëvizë shpejt, por ndihmësit e Biden thonë se u duhet kohë për të zbardhur shtresat e shumta kufizuese për imigracionin të vëna në zbatim gjatë administratës Trump dhe për të krijuar sisteme të favorshme për migrantët. “Kjo nuk do të ndodhë brenda natës,” u shpreh sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki. Urdhrat ekzekutivë të Biden sakaq nuk trajtojnë çështjen e shfuqizimit të një urdhri të firmosur gjatë periudhës së pandemisë nën administratën Trump, i njohur si “Mandati 42”. Ky i fundit i lejon zyrtarët e kufirit që të dëbojnë pothuajse të gjithë njerëzit e kapur duke kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.
Veprimet e presidentit amerikan pasojnë gjashtë urdhra emigracioni që ai lëshoi në ditën e tij të parë në detyrë dhe do ta avancojnë më tej agjendën e tij ambicioze pro-emigrantëve që kërkon të fshijë politikat kufizuese të Trump ndaj emigracionit të ligjshëm dhe të paligjshëm.