Në Mbretërinë e Bashkuar do të nisë testimi i kombinimit të vaksinave. Do të jenë 820 vullnetare në grupin e parë të kërkimit, për të kutpuar më shumë nëse një gjë e tillë mund të aplikohet, duke marrë në shqyrtim dy vaksinat Pfizer-Binotech dhe Oxford-AstraZeneca.

Teorikisht të dyja këto vaksina veprojnë mbi proteinën “spike”, kështu që ekspertët shpresojnë që të rezultojë me sukses. Dhe në rast të tillë, kjo formulë do të ndihmonte tej mase shtetet në imunizimin e popullsisë në kohë më të shkurtër, duke përfituar nga dy kompani farmaceutike. Objektivi i kërkimit është të kuptohet nëse organizmi i njeriut mund të marrë një mbrojtje më të lartë dhe të fuqishme për të luftuar koronavirusin me doza të dy vaksinave të ndryshme, të njëjtë apo më të dobët.

Por gjithashtu grupet kërkimore shpresojnë të kuptojnë nëse një regjim vaksinash miks mund të ndikojë pozitivisht në luf tën kundër të gjitha varianteve që janë aktualisht në qarkullim, përfshirë atë britanik dhe afrikano-jugor. Në kërkim do të testohen 4 mundësi të ndryshme të ndërthurjes se 2 vaksinave, dhe do të monitorohet edhe distanca mes dy dozave, që ka rëndësi të madhe në imunizimin e popullsisë, pasi fitohet kohë me rezultate efikase.