Hakan Calhanoglu është rikthyer në stërvitje me Milanin për herë të parë pasi që ai u testua pozitiv me Covid-19. Turku nuk ka luajtur për Milanin që nga 17 janari derisa dje ka rezultuar negativë në dy testet me PCR për koronavirus.
Ai sot është stërvitur bashkë me shokët e tij për herë të parë pas dy javësh. Simon Kjaer dhe Brahim Diaz po ashtu janë jashtë ndeshjes pas fitores kundër Bolognas. Të njëjtit do të kontrollohen nga mjeku nesër dhe do të shihet se a janë rikuperuar nga lëndimet e tyre.