Nga 25 Shkurti, Afërdita hyn në shenjën e Peshqve, në shenjën që vepron me superfuqi. Per nje muaj afersisht Aferdita pershkroi shenjen e Ujorit, zbuloi altruizmin por në menyre të largët dhe më pak te shprehur ne marrëdheniet personale. Afërdita në Peshk do të qëndrojë deri në dt 21 Mars dhe në kete periudhë ne duhet te jemi te qarte dhe te perqendruar ne çeshtjet ekonomike. Do ishte mire te merremi me Art, me natyrën dhe t’i japim ngjyra jetës sonë.
Cfarre do sjellë Aferdita ne Peshk ne kete periudhë? 1-Fantazi erotike; 2-Dashuri Platonike; 3-Zhgënjim dhe Pasiguri; 4-Gabime në ekonomi; 5-Zhgënjim per shkak te naivitetit; 6-Paqëndrueshmeri në çështjet ekonomike; 7-Frymëzim artistik; 8-Rigjenerim shpirtëror
Dashi-Kjo periudhe do kete ndjenja te mëdha ne jetën tuaj erotike, që do t’i perjetoni ne nje marredhenie të mbyllur pa arritur te deklaroheni hapur. Dashuri platonike apo te pamundura do vijne ne skenë.
Demi-Jeta juaj sociale do jete pak e paqartë ne lidhje me shoqerinë,ë qellimet dhe veprimtaritë. Por do bëni heroin e sakrifices per te tjeret, që të fitoni pikë.
Binjaket-Do keni nje propozim te rëndesishëm pune apo do reklamoheni si çift i suksesshëm ne jeten personale. Gjithsesi do kete momente ku kjo do ngelet një utopi dhe mund të zhgënjeheni.
Gaforrja-Do keni nje ofertë ne jetën personale për, ju nga një marredhenie me dikë qe jeton larg dhe tashme ka vendosur te shprehet dhe te afrohet në çift me ju.
Luani-Ne ceshtjet personale do jetoni çaste romantike, por te rrezikshme pasi do jene më shumë sa mund të përballoni. Kujdes në çeshtjet ekonomike dhe investimet.
Virgjëresha-Nje partner ideal do dalë para jush në një çështje bashkepunimi dhe pse jo edhe ne jeten personale. Kujdes në disa raste sepse nevoja per nje partner mund te bëjë ta mbivleresoni.
Peshorja-Tani ju hapet nje periudhë me artistike ne jeten tuaj dhe me nevojën te jetoni dhe punoni me njerëz me talente, të dashur dhe sakrifikues.
Akrepi-Ju hapet periudha me romantike dhe erotike ne jeten tuaj per këtë vit. Do keni njohje te mira ne jeten personale dhe çaste shumë intime dhe shpirtërore.
Shigjetari-Fillon nje periudhe me çështje te rëndësishme familjare dhe dëshirë për të rregulluar marredheniet dhe ambjentin. Do keni investime ekonomike në biznese familjare
Bricjapi-Do ndjeni nevojën të shprehni ndjenjat dhe te merrni mesazhe erotike. Do ta kuptojne kete tendence tuajën dhe kjo do t’ju afrojë me njerez te dashur por në disa raste do t’ju mashtrojnë rëndë në ndjenja.
Ujori-Do kerkoni siguri dhe stabilitet ekonomik. Por ne kete periudhe do ju duhet të beni kujdes që te jepni e te merrni dhe te mos sakrifikoni me shume se duhet. Do filloni te merrni rrogë.
Peshqit-Aferdita ne shenjën tuaj do ju jap gjithe shansin te dashuroni te ndjeni dhe te vuani per gjerat qe doni vete Nuk perjashtohet nje person qe do ju beje te sakrifikoni gjithcka per te.