Në fund të një sfide të dyfishtë, të luftuar shumë, Juventusi siguroi finalen e “Coppa Italia”, duke mundur Interin në ndeshjen e parë në “San Siro” dhe duke mbrojtur me qetësi rezultatin në kthimin e “Allianz Stadium”.
Përveç çështjeve teknike, rezultatit sportive; grindja midis Antonio Conte dhe Andrea Agnelli, të cilët padyshim ngacmuan njëri-tjetrin nga pankina në tribunë për pothuajse gjithë rrjedhën e lojës, shkaktoi shumë diskutime të martën në mbrëmje. Ne ju kemi treguar në detaje të gjithë rindërtimin e mosmarrëveshjes.
Por, rrjetet sociale të Juventusit u kujdesën për rritjen e dozës së antagonizmit në mesnatë, duke publikuar një postim “ad hoc” në drejtim të Antonio Conte, i cili pas ndeshjes foli për mungesën e edukimit (kulturës sportive) nga ana e Juventusit: “Sot do të dëshironim të theksonim për vëmendjen tuaj të mirë që Juventusi ka arritur në finalen e Kupës së Italisë për herë të 20-të në historinë e tij”.
Juventusi në Twitter publikoi një postim me informacion mbi kronikën e ndeshjes, por mbi të gjitha e bëri këtë me një ton të ekzagjeruar të sjellshëm dhe zyrtar, vetëm për të ngacmuar fjalët e Antonio Conte. Këto janë histori të tensionuara, që kanë vazhduar nga viti 2014, kur Antonio Conte braktisi Juventusin dhe u grind me presidentin Andrea Agnelli. Pastaj, pas lëvizjes së tij tek Interi, marrëdhënia pritej të bëhej edhe më e thartë…