Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat antiCOVID duke vendosur maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; duke shmangur grumbullimet dhe duke ruajtur distancimin fizik; duke u kujdesur për higjenën vetjake, në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19.
Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon: Janë kryer 2960 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 865 qytetarë Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 421 raste në Tiranë, 55 në Fier, 39 në Lushnje, 35 në Durrës, 29 në Kurbin, 26 në Vlorë, 23 në Sarandë, 22 në Delvinë, 20 në Elbasan, 17 në Shkodër, 16 në Berat, nga 14 raste në Kavajë, Gjirokastër, Divjakë, Kuçovë, 13 në Mallakastër, nga 9 raste në Lezhë, Gramsh, 8 në Peqin, nga 7 raste në Mirditë, Malësi e Madhe, 6 në Kukës, 5 në Rrogozhinë, nga 4 raste në Kamëz, Dibër, Skrapar, Cerrik, nga 3 raste në Prrenjas, Konispol, nga 2 raste në Librazhd, Tepelenë, Fushë-Arrëz, Bulqizë, Memaliaj, Kolonjë, nga 1 rast në Korçë, Tropojë, Mat, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Belsh, Shijak, Poliçan.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 498 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 47,922 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 365 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 13 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 9 qytetarë nga Tirana, 1 qytetarë nga Mati, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Vlora, të moshave 60-80 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.
COVID-19 – Statistika (1 Shkurt 2021) Raste të reja ditore 865 Të shëruar në 24 orë 498 Të shtruar në spitale 365 Humbje jete në 24 orë 13 Testime ditore 2960 Testime totale 361,453 Raste pozitive 78,992 Raste të shëruara 47,922 Raste Aktive 29,677 Humbje jete 1393 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 17052 Fier 2405 Durrës 1629 Shkodër 1453 Vlorë 1382 Elbasan 1348 Lezhë 1051 Korçë 936 Berat 921 Gjirokastër 608 Kukës 468 Dibër 424