Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19.
Gjatë ditës së sotme janë kryer 822 vaksinime antiCovid. Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 5791 vaksina antivCOVID.
Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:
Në 24 orët e fundit janë kryer 4013 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1184 qytetarë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 796 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 63,329 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 632 pacientë, 40 në terapi intensive nga të cilët 14 pacientë janë të intubuar. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 13 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 8 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 48-81 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Telefononi në numri unik 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë.