Një prej aplikanteve që aspiron të jetë kandidate për deputete nën siglën e Partisë Socialiste i “rrëmbeu” kreut të qeverisë Edi Rama shprehjen se është lypësi më i gjatë. Ajo tha se do të jetë një lypëse e mirë sepse dëshiron ta shohë qytetin e saj ashtu si të gjithë vendin.
“Sic e keni thënë ju që jeni lypësi më i gjatë, unë do jem një nga ato lypëset më të forta për të arritur synimet. Unë kam një jetë shumë të mirë, i kam të gjitha mundësitë mirëpo kam ambicie, dua që Kukësi të zhvillohet. Marr angazhimin që të krijoj lidhje me kompani shqiptare dhe të huaja, në mënyrë që kuksianët të shesin produktet e tyre’, deklaroi ajo!