Pas afro shtatë viteve martesë, Kim Kardashian dhe Kanye West i dhanë fund marrëdhënies së tyre Mediat e huaja raportojnë se Kim firmosi letrat e divorcit dhe ndarja e tyre ishte tepër paqësore.

“Nuk pati drama”, tha një burim për “The Sun”, teksa ajo që tanimë ka rrëmbyer interesin e të gjithëve është ndarja e pasurisë prej 2 miliardë dollarëve.

Sipas Forbes, Kim vlerësohet të ketë 900 milionë dollarë pasuri, prej bizneseve të saj. Nga ana tjetër, reperi i gëzohet një vlere neto që kap shofrën 1.2 miliardë dollarë. Pak para dasmës së tyre në vitin 2014, dyshja punësoi avokatë për të përgatitur një dokument paraprak në rast divorci.

Kardashian pritet të mbajë shtëpinë e tyre në Bel Air, e cila u vu nën emrin e saj, pavarësisht se Kanye pagoi për pjesën më të madhe të saj. Nisur nga çfarë u deklarua dikur, nëse ndodhte divorci, Kim gjithashtu do të përfitonte të gjitha dhuratat e kushtueshme dhe bizhuteritë që iu dhanë nga Kanye.

Kim do të përvetësojë edhe paratë që fitoi nga linja e veshjeve Kardashian, SKIMS, KKË, pasi ato konsiderohen të ardhurat e saj personale dhe të ndara nga ish-bashkëshorti.