Prej kohësh tashmë emisioni Për’puthen po merr vemendjen e shqiptarëve, ndërsa protagonistët e emisionit janë kthyer në tema bisedash edhe në tavolinat e kafeve të përditshme. Së fundmi rrjeti mbeti pa fjalë pas publikimit të disa imazhe që përmb ysnin çiftin Andi Tea, aq të dashur për publikun.

Gjithsesi me sa duket trekëndëshi Andi Tea Beart nuk është pika më e lartë e bujës për Për’puthen. Kjo pasi në rrjet prej kohësh ka fjalë në lidhje me një marrëdhënie të mundshme, mes Melises dhe Andit. Madje këto aludime shkojnë deri në idenë e një bashkëjetese.

Gjithashtu në një mesazh të publikuar nga gazetari Andi Vrapi ndër të tjera shkruhet se Lediana, vajza e re që ka ardhur të gjejë “dashurinë’ në praninë e kamerave është e fejuar me dikë që ndodhet në burg. A janë të vërtetë, ose jo këto zëra? Mbetet per tu vertetuar.