Kryeministri Edi Rama së fundmi ka postuar pamje të reja nga kantiera e ndërtimit të Spitalit Rajonal të Fieri që është financuar nga qeveria e Turqisë. Inxhinierët turq të kompanisë YDA, kanë vendosur si sfidë dorëzimin e çelësave edhe më përpara se afati 3 mujor. Ndërtimi këtij spitali shtrihet në një hapësirë prej 50000 m2 nga e cila 13.000 m2 i dedikohet godinës e cila do të jetë me 1 dhe 2 kate.

Momentalisht janë duke punuar 400 punonjës të ardhur nga Turqia si dhe janë punësuar mbi 200 punëtor lokal. Parashikohet që në javën e parë te Marsit numri specialistëve turq që do ti japin dorën e fundit ndërtimit do të shkoje në 700.