Është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare ish-futbollisti i Skënderbeut dhe ekipit kombëtar “Shpresa” Milutin Kercic.
Burime për mediat bëjnë me dije se ai vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë.Ndërkohë më herët, Kercic i është nënshtruar dhe ndërhyrjeve kirurgjikale në zemër i mbështetut nga ish-Presidenti i Skënderbeut Agim Zeqo.
Milutin Kercic është padyshim një nga futbollistët më të mirë në gjithë historinë e klubit korçar.
Prej gati 30 vitesh jetonte në Guci të Malit të Zi prej dhe nga kishte origjinën e babait.
Nga viti 2010 është rikthyer dhe një herë tek Skënderbeu pasi ish-presidenti i ekipit korçar Agim Zeqo e ka përfshirë për gati 3 sezone në stafin e ekipit.
Por, rikthehet dhe një herë në vendin e origjinës aty ku dhe do të prehet në paqe.