Pak ditë pas bujës që bëri intervista e Fotos Nanos në “Opinion”, avokati Kreshnik Spahiu thotë se edhe sikur gjithë të zezat ti kishte Nano, në raport me Berishën e lartëson dorëheqja e tij. Në një shënim në facebook, Spahiu shprehet se Nano pas humbjes iku përgjithmonë dhe nuk qëndroi duke gjetur një dordolec si “Luli” në PS, që ta komandonte në hije nga Gjiri i Lalzit.

“Për ta mbyllur javën me një konkluzion politik: Edhe sikur gjithë të zezat ti kishte Nano, në raport me Berishën e lartëson dorëheqja e tij. Pas humbjes iku përgjithmonë dhe nuk qëndroi duke gjetur një dordolec si “Luli” në PS, që ta komandonte në hije nga Gjiri i Lalzit.

Dorëheqja si institucion e bën diferencën mes një qytetari që ka profesion politikën dhe një provinciali që e ka biznes familjar. Ai iku 15 vjet më parë, tjetri zvarritet ende.”-shkruan Spahiu.