Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste në Elbasan, Taulant Balla zhvilloi një takim me një grup qytetarësh në këtë qytet, të larguar nga LSI
“LSI nuk është as e majtë dhe as e djathtë, unë nuk e di çfarë është, nuk gjej dot një definicion të qartë se çfarë është. SHPK thoshte Lulzim Basha para ca kohësh. Mund të jetë edhe shoqëri me përgjegjësi të kufizuara. E përgëzoj Altinin dhe shumë djem e vajza, gra dhe burra këtu Elbasan, të cilët kanë vendosur që të kontributin e tyre politik për vendin ta japin tek Partia Socialiste dhe të mos vazhdojnë të jenë më pjesë e LSI.
Sepse LSI-ja nuk mund ti japi më asgjë këtij vendi dhe nuk ka asnjë dyshim që do ta çojmë për skrap LSI në kuptimin politik të fjalës, për ta çliruar dhe shprehjen hajt se LSI është parti e majtë. Jo LSI nuk është fare parti e majtë”, tha Balla.