Ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel, ka uruar Kosovën dhe Izraelin për marrëveshjen e nënshkruar për marrëdhënie të plota diplomatike. Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Engel thotë se është një ditë e madhe për të dyja vendet. “Urimet e mia më të ngrohta për shtetin e Izraelit dhe Republikën e Kosovës për krijimin e marrëdhënieve diplomatike. Kjo është një ditë e madhe për të dy vendet”, ka shkruar Engel derisa ka shpërndarë lajmin që njoftonte arritjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Të hënën, përmes një ceremonie virtuale, ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi, kanë nënshkruar dokumentin ku thuhet se të dyja shtetet vendosin marrëdhënie diplomatike, për të rritur bashkëpunimin në shumë fusha. Dy ministritë kanë nënshkruar memorandum edhe për konsultime politike dhe memorandum për bashkëpunim zhvillimor.
Dokumenti është nënshkruar në katër kopje, në gjuhën shqipe, angleze, hebreje dhe serbe. “Kur partnerët tanë janë të bashkuar, SHBA-ja është më e fortë. Përgëzime Kosovës dhe Izraelit”, thuhet në postimin e Ambasadës amerikane në Prishtinë. Kjo njohje është produkt i marrëveshjes së sponsorizuar nga ish-presidenti amerikan, Donald Trump, në fillimshtatorin e vitit të kaluar