Në vigjilje të sfidës të derbit të Milanos ndaj Interit, e cila pritet të jetë deçizive për fatet e këtij sezoni por edhe për titullin kampion, e programuar të zhvillohet nesër në stadiumin “Giuseppe Meazza” me fillim nga ora 15:00. Në prag të kësaj sfide është shfaqur trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli për të analizuar këtë supersfidë:
Derbi ndaj Interit – “Kemi mundësinë të rikthehemi në krye të klasifikimit. Është e qartë që është një ndeshje tepër e rëndësishme, por jo deçizive, sepse pas ndeshjes së nesërme janë në lojë edhe 45 pikë në dispozicionderi në fundin e kampionatit. Rrugëtimi është ende i gjatë. Një ndeshje si kjo duhet të shkohet me gjakftohtësi dhe zemër të nxehtë, me shumë dëshirë dhe vendosmëri.”
Derbet e kaluar – “Skuadrat kanë fizionominë e qartë. Derbet e kaluara kanë qenë të ekuilibruara, edhe kur ka fituar Interi dhe kur kemi fituar ne. Nesër skuadra do të ketë më shumë kompaktësi difenzive të jenë sa më shumë preçiz në portën kundërshtare.”
Klasifikimi – “Gjithmonë kam besuar tek forca dhe ambicia e këtij klubi, përtej kualitetit të lojtarëve të mi. Nesër luajmë një derbi që nuk shihej prej shumë kohësh, me një klasifikim pozitiv për të dyja skuadrat.”
Përgatitja përpara derbit – “Qetësia dhe përqendrimi janë në anën tonë. Tifozët ishin fantastik sot në mëngjes, na mbështesin gjithmonë. Jemi duke u përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme. Nesër do të shihet nëse puna jonë do të jetë e frytshme.”
Objektivat – “Objektivi i Milanit është të vazhdojmë rrugëtimin të cilët jemi shumë të kënaqur. Jemi skuadra më e re e kampionatit dhe me shumë mundësi jemi surpriza e sezonit. Nuk jemi të kënaqur për dy paraqitjet e fundit, ndaj Specias dhe asaj ndaj Crvena Zvezdas. Synojmë të rrisim kualitetet e skuadrës dhe për të provuar për të vendosur në vështirësi Interin në derbi.”
Ibrahimoviç – “Kemi shumë lojtarë me kualitet, nuk është vetëm Ibra. Ajo e nesërmja do të jetë një ndeshje grupi. Grupi bën më shumë diferencën.”
Çështja “Ibra-Lukaku – “Ajo që ndodhi gjatë Kupës së Italisë, më mirë të mos ndodhte kurrë.”, përfundoi trajneri i Milanit, Stefano Pioli.