Moti i keq dhe stuhitë e acarta kanë përfshirë të gjithë territorin e vendit në 24 orët e fundit. Si pasojë e intensitetit të lartë të rreshjeve të borës, janë krijuar vështirësi në qarkullim dhe energji elektrike në disa akse rrugore dhe zona të thella. Pavarësisht punës dhe gatishmërisë të të gjitha strukturave shtetërore Presidenti i vendit Ilir Meta ka dalë me thirrje alarmante kundrejt  Prokurorisë dhe një sërë akuzash ndaj strukturave operacionale të pushtetit qendror e vendor.

Stuhi dëbore bllokime rrugësh dhe situata të vështira janë paraqitur pothuajse në të gjitha shtetet e Europës por Ilir Meta është i vetmi President që fajëson strukturat e shtetit për kushtet atmosferike të vështira dhe reshjet e dendura. Pamjet e mëposhtme tregojnë situatën në spanjë por Presidenti spanjoll nuk ka dalë të akuzojë kompanitë e prodhimit të automjeteve pse rrëshqasin makinat në rrugë.

@fareedsultani3

Nevada brutal?#fareedsultani3 #syedjunaid747 #madrid en madrid

♬ sonido original – Fareed Sultani

Moti i keq në Itali ka shkaktuar ngrica në rrugë, me probleme e aksidente në rajone ku bora ka mbuluar edhe zonat fushore dhe termometri po regjistron nivele nën zero.

Ndërkohë në Gjermani, dhjetëra drejtues automjetesh dhe kamionësh u bllokuan gjatë natës për rreth 30 kilometra në autostradën A2 pranë Bielefeld (Nordrhein-Westfalen) për shkak të motit të keq. Disa kamionë u përmbysën, duke bërë që autostrada të mbyllej në të dy drejtimet.


Në anën tjetër të Detit të Veriut, Britania e Madhe është përfshirë gjithashtu nga reshjet e mëdha të borës, si pasojë e stuhisë “Darcy” nga meteorologët holandezë, erërat e së cilës arritën 90 kilometra në orë.

Ilir Meta shkruante dhe akuzonte në Facebook mbrëmjen e djeshme ndërkohë që të gjitha strukturat dhe disa prej ministrave ishin personalisht në terren duke ndjekur situatën. Sherina Saliaj Lexo.al/