Në zonën e Kombinatit, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi po promovon fuqishëm Floida Kërpaçin, të cilës duket se i ka besuar Njësinë 6.
Në çdo dalje krah Floidës, Kryemadhi e cilëson atë si “studentja e shkëlqyer e farmacisë”, duke dashur të tregojë se LSI-së i bashkohen të rinjtë ekselentë, dhe përmes këtij truku, të shtjerë në rrjetën e birrave të Jalës, të rinj të tjerë, që të shohin tek Floida vajzën e re, studenten ekselente, që merret me politikën e Madhe, pranë Kryemadhit.
Por, a është vërtet Floida “studentja e shkëlqyer e Farmacisë”, siç e promovon Kryemadhi? Në fakt, nëse i hedhim një sy listës së notave të diplomës së saj, të cilën e ka përfunduar në 2019, na del krejt ndryshe. Floida nuk është studentja e shkëlqyer e Kryemadhit, por një nxënëse mesatare, e cila e ka përfunduar shkollën me shumicën e notave 5.
Për shembull, në të gjitha lëndët e rëndësishme të profilit të saj, siç janë: Farmakologjia, Analiza Farmaceutike, Kimi Farmaceutike, Biokimi, Farmakognozi dhe Fitoterapi, Farmakologji Klinike, Biofizikë, Anatomi e Njeriut etj, të gjitha këto lëndë janë vlerësuar me notën më të ulët 5. Sigurisht, duke pasur kaq shumë nota 5, mesatarja e Floidës nuk mund të jetë e njëjtë me studentët e ekselencës. Në fakt, mesatarja e saj është 7.6, që do të thotë se ajo është një studente mesatare e farmacisë, dhe aspak e shkëlqyer, siç përpiqet ta prezantojë në publik Kryemadhi. Që të quhesh student ekselent, mesatarja jote duhet të jetë mbi 9. Megjithatë, nga lista e notave spikat lënda e Edukimit Fizik, ku e shkëlqyera e Kryemadhit ka shkëlqyer me notën 10. Notat e Kërpaçit: Farmakologji 5 Analiza Farmaceutike 5 Kimi Farmaceutike 5 Biokimi 5 Farmakognozi dhe Fitoterapi 5 Farmakologji Klinike 5 Biofizikë 5 Anatomi e Njeriut 5 Njohuri mbi sëmundjet 6 Teknologji Farmaceutike 6.