Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Fation Kuqari i ftuar së fundmi në një intervistë për “Glamour Zone”, bëri një deklaratë të fortë për Melisën, teksa u shpreh se do ta pështynte në fytyrë. “Konkurrentja që sot do ta pështyja në fytyrë është…”, i tha moderatorja. Fationi u përgjigj pa hezituar, duke thënë “Flokëkuqja”, pra Melisa.

Pas kësaj deklarata Melisa ka reaguar me një video në Instastory ku shfaqet momenti kur ajo debatoi me Fationin kur ishin pjesë e “Përputhen” dhe me gjeste i tregoi se nuk merret më me të. Mesa duket e njëjta përgjigje vlen edhe sot për Fationin.