‘Ja disa nga mbi 100 të rinj e të reja në Korçë që janë vetëpunësuar në tregun global online dhe nxjerrin të ardhura shumë më të mira për veten e tyre, se sa po ta kërkonin punën në vende të tjera.’- bën me dije kreu i qeverisë në një video të publikuar në rrjetet sociale.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku janë intervistuar disa të rinj nga Korça të cilët punojnë në platforma të ndryshme online, teksa kanë pohuar se marrin nga 1000-5000 dollarë në muaj.

‘Është një aplikacion ku mund të regjistrohesh, mund të jesh një dizejnator shumë i mirë. Unë jam Social Media Manager, menaxhoj kompani nga e gjithë bota. Arsyeja që jam këtu është se fitoj shumë fitoj deri në 1000 dollarë në muaj. Shkon edhe më shumë!’- tha një e re nga Korça.

Një tjetër i ri pohon se nëse punon deri në 8 orë, ai mund të fitojë më shumë se 5000 euro në muaj. ‘Pika ime më e fortë është programimi dhe design, fitimet janë shumë të mëdha, nga 3100 dollarë në muaj, sepse kur i mbledhim këto, mbase dhe të lodhemi pak më shumë, nëse punoj 7-8 orë shkon deri në 5000 euro, më shumë se 5000 euro.’- tha ai.

Qytetarja: Social Media Manager, nuk e besoja në fillim fare se mund të fitoja lekë, por tani kam shumë fitim. Vetëm një punë që unë mund të bëj është 150 dollarë…

Gazetari: Ti mesatarisht në muaj, që ta llogarisnim, 10 punë në muaj dhe minimalisht në muaj e kap 1000 dollarë,

Qytetarja: Po