Përveç faktit që Partia Demokratike nuk ka program dhe del me të njëjtat premtime të bëra nga Sali Berisha në fushatën e vitit 2013 ose premtime të cilat qeveria i ka bërë realitet si psh: ulja në 6% e TVSH për turizmin, karta për fermerët, etj, nga ana tjetër ky subjekt politik tregon papërgjegjshmëri kur bëhet fjalë për Pandeminë.

Këtë e dëshmon më së miri një prej eksponenteve të Partisë Demokratike, Grida Duma e cila siç shihet nga fotot e mëposhtëme zhvillon takime në kundërshtim me rregullat anti Covid në zonën e Kavajës dhe Rrogozhinës. Ky është një skandal i përsëritur nga të gjitha strukturat e Partisë Demokratike ku eksponentë të kësaj force politike bëjnë takime me militantë duke mos respektuar masat anti Covid duke rrezikuar jetët e qytetarëve.

Këto takime janë vatra të Covid, ku Duma nuk tregon asnjë kujdes për jetën e militanteve dhe familjarëve e fqinjëve. Thene kete, ç’mund të presin këta qytetare nesër, kur PD s’ka kujdes për ta sot. (Lexo.al)