Janë 33 persona në situatë rruge që mbrëmjen e kaluan në qendrat sociale. Shërbimet e Policisë Bashkiake, së bashku me shërbimet sociale të Bashkisë Tiranë, për shkak edhe të uljes së ndjeshme të temperaturave të ditëve të fundit, kanë intensifikuar kontrollet, për të konstatuar dhe dërguar në qendrat sociale të Bashkisë, të gjithë shtetasit e gjendur në situatë rruge, me qëllim për të ruajtur jetën dhe shëndetin e tyre.
Për ata që kanë pasur nevojë për kujdes mjekësor, janë realizuar edhe kontrollet e nevojshme.
Mbështetja vijon edhe për grupet e tjera të cilët në këto ditë të ngrohta kanë nevojë për një vakt të ngrohtë, ndërsa një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe atyre të moshuarve të cilët gjenden vetëm.