Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reagoi sot pas deklaratës së kreut të PD-së, Lulzim Basha se ai nuk do të lejojë asnjë operator off-shore në tendera, gara dhe koncesione. Teksa huazoi thënien popullore “se gjuha shkon ku dhemb dhëmbi’”, Balla deklaroi se kjo gjë po i ndodh dhe Lulzim Bashës. “Pas su lmit kundër Drejtësisë së re, sot u duk se Lulzim Basha po orvat të kërkojë “falje” apo “amnisti” për kompanitë e tij off-shore?”, tha ai.
Sipas Ballës, dosja k rim inale “Basha 675 mijë dollarë” përmban dokumenta të publikuara në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë (Akti i Rregjistrimit të Agjentëve të Huaj), ku janë vërtetuar lidhjet e Lulzim Bashës me një kompani off-shore.
Gjithashtu Balla risolli në vëmendje edhe kontratat e firmosura nga Lulzim Basha. “1. Kontrata të firmosura nga Lulzim Basha me numër pashaporte diplomatike DB1159763; 2. Shërbime të faturuara në emër të Partisë Demokratike në shumën totale 675.000 dollarë; 3. Është deklaruar zyrtarisht se kompania guackë Biniatta Trade do të kompensojë/do të paguajë Muzin për shërbimet e ofruara në emër të Partisë Demokratike”, tha ai. Balla tha se “është fakt që Lulzim Basha ka përfituar një shërbim me këto para të transferuara përmes një kompanie off-shore”. “Një shërbim i përfituar me fonde me burime të padeklaruara, është vepër penale dhe nuk do shpëtojë pa u zbardhur dhe ndërshkuar.”, shtoi ai.