Demi-Jo më kot është kafsha që e provokon edhe një copë e kuqe. Demi është shumë i lidhur me familjen, është i qetë, ama njëherësh i gatshëm të tërbohet e të përballet me këdo që gjykon jetën e tij private.
Binjakët-Binjakët mund të duken paqësorë, por instinktet e tyre flasin për diçka tjetër, duke iu përgjigjur kështu lojës së dyfishtë të personalitetit. Kjo është tipike e kësaj shenje. Nëse në njërën anë ka një pjesë të karakterit shumë paqësor dhe empatik, tjetra është gjithmonë gati për të sulmuar kundërshtarët. Kujdes nga konfliktet me binjakët.
Gaforrja-Sjellja e kësaj shenje varet nga lëvizjet e hënës. Irritohen lehtë dhe janë të palogjikshëm në moment zemërimi. I nxitur nga shqisa e tij e gjashtë që e shoqëron në çdo aventurë, kjo shenjë zodiakale e ujit shfaq shpesh edhe emocionet pozitive, duke treguar entuziazëm të madh, edhe ato negative, duke shpërthyer. Kujdes nga kthetrat e kësaj shenje.
Virgjëresha-Konfliktet me këtë shenjë janë të shpeshta dhe të rënda. Kjo shenjë kombinon një romanticizëm të lindur me një anë shumë egocentrike dhe të kotë që, nëse plagoset, bën sherre të mëdha. Nëse ndjen sulmin, të godet në pikat më të dobëta. I ndjeshëm por edhe i ashpër. Është protagonist i horoskopit edhe kur bëhet fjalë për hakmarrje dashurie, ndaj mos ia ndani sytë.
Bricjapi-Mund t`i kalojë lehtë situatat e vështira. Di të jetë e qetë, por është e paparashikueshme. Mund të jetë eksploziv në disa raste. Janë njerëz pozitivë, por nëse i tejkaloni kufijtë e tyre dhe e tradhëtoni besimin e tyre për here të dytë, është më mirë të ikni nga sytë këmbët.
Ujori-Kjo shenjë reagon në mënyrë të veçantë në situata të vështira. I shmang sherret, por kur lëndohet ose bëhet dyshues, zemërimi i tij mund të jetë shkatërrues. Kjo shenjë është e qetë, ama na besoni, kur i hipën inati, mos i dilni para.