Dashi
21 mars- 20 prill

Gjithçka për ju do të jetë e qartë që në fillim të javës që vjen, përderisa do të shikoni edhe sukseset tuaja. Nuk duhet të frustroheni për atë që keni bërë. Fundja për çka është fundjava. Të kaloni sa më bukur, sidomos me ata që i doni dhe që ju duan . Në mesin e javës, megjithatë, duhet të punoni më shumë.

Demi
21 prill- 21 maj

Ëndërrimi për të ardhmen nuk do të ketë të ndalur gjatë gjithë javës. Jeni të fascionuar me teknologji kështu që kërkoni të njihni sa më shumë këtë punë. Beqarët do të kenë mundësi të mira dashurie, ndërkaq yjet ju sugjerojnë të rezervoni një mbrëmje romantike për simpatinë apo partnerin/ën.

Binjakët
22 maj- 21 qershor

Në një mënyrë do të jeni të frustruar me karrierën dhe ëndrrat tuaja pasi ato janë ndryshuar. Por, këto gjëra lërini për ditët e punës, kurse këtë fundjavë përkushtojuni sa më shumë dashurisë. Filloni me blerjen e ndonjë luleje apo edhe ndonjë dhurate, e cila do të ndryshojë pikëpamjet e atyre që ju duan dhe i doni shumë.

Gaforrja
22 qershor- 22 korrik

Vetëm vazhdoni përpara duke befasuar të tjerët për të mirë. Disa gjëra nga aspekti juaj profesional do të qartësohen qysh në fillim të kësaj jave. Lexoni më shumë. Fundjava është një ditë e mirë për të dalë në darkë me partnerin/en, por nëse jeni beqar, e diela është një ditë perfekt për të arritur qëllimet në dashuri.

Luani
23 korrik- 22 gusht

Ndonjëherë produktet në internet mund t’ju mashtrojnë, megjithatë nuk duhet të jepeni pas tyre. Kjo mund të shkaktojë problem, kështu që mund t’jua prishin një fundjavë të këndshme, të cilën duhet ta rezervosh për ata që i doni. Yjet ju sugjerojnë të konsumoni sa më shumë vitamina.

Virgjëresha
23 gusht- 22 shtator

Grumbulli i letrave do t’ju pengojë në kryerjen me kohë të detyrave, kështu që në fillim javës do të jeni shumë i zënë. Normalisht, këtë fundjavë duhet të jeni më i afërt me partnerin/en duke bërë biseda për të ardhmen tuaj. Në mesin e javës duhet të jeni më i kujdesshëm me shëndetin.

Peshorja
23 shtator- 22 tetor

Ju dhe të tjerët e dini si të veproni në rrethana të caktuara. Keni një aftësi të jashtëzakonshme për të përfituar zemrën e të tjerëve, por ka ardhur koha të jeni më i afërt më të tjerët në marrëdhëniet tuaja me partnerin. Në punë jeni fleksibil dhe dini t’u përshtateni rrethanave, sidomos me kolegët e rinj.

Akrepi
23 tetor- 21 nëntor

Ju dhe shokët tuaj do të jeni shumë të zënë më punë gjatë fillimit të javës që vjen. Por, kjo fundjavë do të jetë një fundjavë përplot befasi dhe gjëra interesante, sidomos në aspektin sentimental. Çiftet duhet të bëjnë kompromis, por të padashuruarit duhet të tregojnë se janë këmbëngulës në arritjen e qëllimeve!

Shigjetari
22 nëntor- 21 dhjetor

Po keni vështirësi për rregullimin e disa punëve qysh në fillim të javës. Por, normalisht duhet të punoni më shumë dhe të arrini qëllimet tuaja. Megjithatë, mos u tregoni shumë i ëmbël me ata që i dashuroni, pasi që kjo gjë mund t’ju kthehet keq, sidomos për personat të cilët janë në lidhje të gjatë dashurie.

Bricjapi
22 dhjetor- 20 janar

Ndoshta ka ardhur koha t’i qartësoni disa gjëra që kanë të bëjnë me aspektin tuaj personal. Rezervojeni një hotel apo dekorojeni një dhomë duke i servuar kështu partnerit/es një befasi për këtë fundjavë. Keni kreativitet të theksuar intelektual ,ku gjërat do mund t’i bëni për vete shumë shpejt.

Ujori
21 janar- 18 shkurt

Duhet të keni një kujdes më të shtuar për financat tuaja, sidomos gjatë fundjavës. Duhet të jeni sa me konstruktiv dhe t’i kuptoni nevojat e partnerit/es, sidomos në këtë fundjavë kur të tjerët kanë nevojë për ju. Megjithatë, duhet të jeni më i qartë në financat tuaja dhe t’i shfrytëzoni ato në mënyrë racionale.

Peshqit
19 shkurt- 20 mars

Do të jeni të lumtur vetëm nëse arrini t’i ndihmoni të tjerët në kryerjen e detyrave të tyre. Megjithatë, në dashuri duhet të jeni më i kujdesshëm dhe t’i kushtoni më shumë kohë atyre që ju duan dhe i doni. E diela do të jetë një ditë e mirë që bashkë me një darkë të mirë të kaloni kohën duke shikuar televizion.