Elseid Hysaj ka bërë një veprim aspak të mirë ndaj Amir Rrahmanit. Ky veprim i mbrojtësit shqiptar është bërë viral në rrjetet sociale, derisa nuk është pritur mirë nga fansat që e fajësojnë atë për sjelljen ndaj Rrahmanit.

Në ndeshjen që Napoli humbi 3-1 nga Atalanta për t’u eliminuar nga Kupa, Hysaj u zëvendësua në fund të pjesës së parë për shkak të disa shqetësimeve. Por, teksa dilte nga fusha, ai nuk ia zgjati dorën Amirit, pasi ky i fundit u mundua ta bëjë një gjë të tillë. Injorimin nga ana e Hysajt, fansat nuk e kanë pritur aspak mirë që alodojnë se mund të ketë probleme mes tyre.