Autoriteti Rrugor Shqiptar me anë të një postimi në rrjete sociale, ka njoftuar se segmenti rrugorë në Qafën e Qarrit është pa prezencë dëbore dhe ngricash, megjithëse temperaturat shënojnë -7 gradë.
Po ashtu ata kanë shtuar se deri më tani nuk ka probleme në të gjitha akset kombëtare. Ndër të tjera, ARRSH, apelon drejtuesit e automjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë e lëvizjes dhe të respektojnë sinjalistikat rrugore.
“Qafa e Qarrit sot pa prezencë bore dhe ngricash, temperatura -7°C.
Nuk ka probleme në të gjitha akset kombëtare
Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.
#ARRSH #MIE“, thuhet në njoftimin e ARRSH.
?Qafa e Qarrit sot ? pa prezencë bore dhe ngricash, temperatura -7°C.
Nuk ka probleme në të gjitha akset kombëtare…Posted by Autoriteti Rrugor Shqiptar – Faqja Zyrtare on E mërkurë, 17 Shkurt 2021