Fation Kuqari, ish-konkurrenti i programit “Për’puthen” ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’, në Rtv Ora. Për herë të parë ai sqaroi publikun në lidhje me një foto, e cila solli mjaft reagime në rrjet. Fationi shfaqej pranë një vajze, e cila po shtynte karrocën e një foshnje. U tha se Fationi ishte baba, dhe kishte gënjyer publikun.Fation Kuqari u rrëfye në program duke thënë: “Nuk kam fëmijë. Ajo vajza është motra ime, dhe në  karrocë ndodhej nipi im. Nuk jam baba”.

Ndër të tjera, Fationi dha mjaft detaje mbi jetën e tij personale. Ai foli për herë të parë për jetën private dhe marrëdhëniet që kishte përpara se të bëhej i njohur. I pyetur nga moderatorja nëse e ka kapur ndonjëherë ndonjë vajzë duke e tradhtuar, ai u shpreh mjaft i prerë: “Asnjëherë”. Përsa i përket pyetjes se a ka tradhtuar ai, Fationi u përgjigj: “Unë jam tip shumë i qëndrueshëm, por të them të drejtën, kam tradhtuar. Njëherë e kam bërë dhe ia kam thënë. Ndarja ime erdhi pikërisht se ia thash. Por, i’a thash qëllimisht, sepse isha lodhur shumë, gjatë gjithë kohës ishte, tërhiq e mos e këput. Kimia kishte mbaruar dhe ajo po ma bënte të vështirë këtë pjesë. I thash: ‘Moj, po të tradhtoj. Nuk të dua më. Më lër rehat.’ Ajo ishte bërë shumë e fiksuar me mua. Edhe pasi ia thash, më tha sërish: ‘S’ka gjë. Vazhdojmë.’”.