Një ish-mbështetës i PD-së i ka bërë thirrje demokratëve që të votojnë PS në zgjedhjet e 25 prillit, kjo sepse sipas tij janë më punëtor.

“Jam divorcuar me të djathtën, se në Ksamil kur kam jetuar në 2010 janë prishur 300 ndërtime ku ministër i Brendshëm ka qenë Basha që sot pretendon që të jetë kryeministër, por nuk i plotëson kërkesë, në 21 janar kjo qeveri vrau 4 persona të pafajshëm, 300 ndërtimet që u prishën në Ksamil janë thuajse të legalizuara sot, në kohën e PD legazilimet janë bërë me pikatore, ka qenë një zonë në Ksamil, 26 marsi që u fut në zonë urbane nga zonë e mbrojtur që ishte, ketë nga PD u bëj thirrje që të votojnë PS se është më punëtore. Personi ndikon, në behar fluksi i pushuesve është shumë i madh, në 2020 si pasojë e pandemisë ra fluski, por ama ke një kontribut të paçmueshëm në thirrjen që u bëre qytetarëve për turizëm patriotik, prap punuam, lamë këstet e kredisë”, tha qytetari.