Një episod i frikshëm ka ndodhur ditën e sotme në sfidën e Serie B mes Ascolit dhe Salernitanas. Një lojtar i ekipit mik, vetëm pak minuta pasi zbriti në fushë ra pa ndjenja, duke i trembur të gjithë.

Bëhet fjalë për Patryk Dziczek, të cilit iu shpëtua jeta nga shokët e ekipit. Pikërisht këta të fundit ndërhynë me shpejtësi për fat të mirë dhe gjithçka shkoi mirë. Lojtari u transportua menjëherë nga ambulanca drejt spitalit më të afërt dhe tashmë ndodhet në gjendje më të mirë.