Italia ka vendosur vaksinimin e personave që e kanë kaluar Covid-19. Duke qenë se antitrupat konsiderohet se janë ende aktivë, për ata që janë shëruar nga Covid-19, një dozë e vaksinës do të jetë e mjaftueshme.
Agjencia e Barnave ka dhënë miratimin, ndërsa Ministria e Shëndetësisë po harton projektin. Për momentin, të shëruar nga Covid-19 në Itali janë mbi dy milionë njerëz, sipas buletinit të fundit saktësisht 2 387 032 persona.
E prekur më shumë se çdo vend tjetër i Europës përgjatë valës së parë, Italia ndjek kështu shembullin e Izraelit dhe Britanisë për vaksinimin me një dozë.
Megjithatë, ka një ndryshim. Modeli izraelit, ndër më eficientët deri tani sa i takon vaksinimit, parashikon vaksinimin e të gjithëve, pa dallim, me të paktën një dozë.
Ndërkohë që pritet Janssen, vaksina e Johnson&Johnson, monodozë, AstraZeneca po kryen një funksion të ngjashëm.