Kreyministri Edi Rama sërish ka treguar një prej arsyeve se pse kërkon mandatin e tretë. Ai ka postuar dy foto në profilin e tij në Facebook, ku tregon se si ka qenë shtëpia e një qytetari në Farkë dhe se si është sot pas rindërtimit.
Përmes saj, Rama ka vendosur në paralelizëm qeverisjen e 7 viteve më parë, me shtëpinë e vjetër të qytetarit si dhe qeverisjen sot me shtëpinë e re. Ai thotë që e nesërmja të jetë njësoj si kjo e sotmja, duhet që të mos ndërpritet ndërtimi i vendit.
Postimi i plotë i Ramës: Kjo ishte dje shtëpia që iu shemb familjes së Gonit, poçarit të famshëm të Farkës, në të cilën ai jetonte së bashku me të vëllanë e me familjet e tyre dhe kjo është dera shtëpisë së sapohapur sot për familjen e tij, ndërkohë që familja e të vëllait ka përfituar një tjetër shtëpi të re si kjo.
Si ajo e djeshmja ishte shteti ynë para 7 vjetësh e kusur dhe që nesër të jetë si kjo e sotmja, duhet të mos e ndëpresim ndërtimin e saj tani që kemi ngritur karabinanë e një arkitekture të re, mbi themele të reja në çdo sektor, nga drejtësia tek shëndetësia, nga arsimi tek bujqësia, nga turizmi tek shërbimet për qytetarin, e me radhë…
Njësoj ashtu si një karabina pa mure nuk është ende vetë shtëpia, edhe Shqipëria që kemi nuk është sot ajo që duam! Por ama njësoj si tek karabinaja e një shtëpie të re në ndërtim, mund të shihet fare qartë në çdo sektor, dallimi mes Shqipërisë që kishim dje me Shqipërinë që kemi në ndërtim e sipër sot dhe prandaj duhet Mandati i Tretë.
Dy pamjet e psesë së Mandatit të Tretë?
Kjo ishte dje shtëpia që iu shemb familjes së Gonit, poçarit të famshëm të…
Posted by Edi Rama on E mërkurë, 17 Shkurt 2021