Britania e Madhe nuk i është bashkuar pjesës së vendeve që kanë propozuar pasaportën e vaksinimit ndaj COVID-19 për të mundësuar udhëtimet nëpër botë. Ministri i kësaj çështjeje, Nadhim Zahawi deklaroi se momentalisht ‘pasaporta’ nuk është pjesë e programit të vaksinimit në vend.
Ai ndërkohë zbuloi se Britania e Madhe do të zhvillojë një strategji, në dukje e ngjashme, ku personat që do të duan të udhëtojnë drejt vendeve të tjera do të marrin provë, udhëzim apo nënshkrim nga mjeku.