Në jetë të gjithëve u ndodh që të ndjehen fajtorë për diçka që kanë bërë gabim, apo që kanë humbur një shans të mirë. Sidoqoftë, jo të gjithë përjetojnë të njëjtin nivel pendimi, zbuloni më poshtë se si reagoni në bazë të shenjës suaj të horoskopit.
Dashi – Ata që i përkasin shenjës së Dashit vështirë se pendohen për ndonjë gjë sepse gjithmonë zgjedhin të kenë keqardhje sesa pendim. Një mundësi tjetër pendimi mund të lidhet me besimin ndaj një personi që më pas sillet në mënyrë të padrejtë ndaj tij. Ai nuk mund t’i tolerojë gënjeshtrat.
Demi – Shenja e Demit zakonisht merr vendime të mirë menduara, rezultat i një analize të ngadaltë dhe të saktë. Prandaj nuk ka të ngjarë që ai të pendohet për diçka që e ka studiuar në detaje.
Binjakët – Do të ishte mirë nëse shenja e Binjakëve do të ishte në gjendje të pendohej për diçka, ndonjëherë, ndërsa nuk i pranon gabimet e tyre ata ndërtojnë një tregim të ngjarjeve shumë larg nga realiteti. Nuk është e thjeshtë ta bësh atë të kuptojë se ku dhe pse gaboi, edhe nëse përdorni sjellje të mira.
Gaforrja – Ata që kanë lindur nën shenjën e Gaforres gjithmonë i bëjnë vetes shumë pyetje në lidhje me veprimet e ndërmarra dhe pikërisht për këtë arsye ata shpesh ndjehen fajtorë sepse nuk marrin parasysh disa fakte që do t’i kishin penguar ata të vuanin, veçanërisht nga ana sentimentale.
Luani – Të lindurit nën këtë shenjë nuk do të pranojnë kurrë se janë penduar për ndonjë gabim, por thellë në zemrën e tyre ata e dinë se ku kanë gabuar dhe përpiqen që të shërohen në një farë mënyre.
Virgjëresha – Shenja e Virgjëreshës është gjithmonë shumë e organizuar, por për çfarë vallë mund të pendohet një person i tillë, i kujdesshëm dhe i saktë? Ndoshta ngaqë nuk e keni pastruar sa duhet shtëpinë, përpara se të prisni një mysafirë të rëndësishëm ose të shpenzoni shumë për një produkt që nuk i kryen të gjitha funksionet që shkruhen në etiketën e tij. Këto janë gjërat që mund të trazojnë mendjen e atyre që kanë lindur nën shenjën e Virgjëreshës.
Peshorja – Shenja e Peshores shquhet për të qenit sipërfaqësore dhe një person i pasigurt, ajo nuk e fal veten për shembull që ka bërë kombinimin e gabuar të pantallonave me këmishën.
Akrepi – Shenja e Akrepit edhe kur duket qartë se ka gabuar, e mohon dhe nuk pendohet (ose të paktën nuk e bën atë në publik). Pikërisht për shkak të këtyre situatave ai përjeton gjithmonë një vuajtje të fortë të brendshme dhe shmang konfidencën në miqtë e tij më të mirë.
Shigjetari – Është një shenjë që gjithmonë vepron në mirëbesim dhe nëse nuk pendohet për ndonjë gabim që ka bërë, kjo është për shkak se nuk ka ende dijeni për të. Të lindurit nën këtë shenjë janë persona pozitivë, optimistë dhe nuk iu pëlqen të shohin njerëzit përreth të ndjehen keq, edhe nëse nuk kanë lidhje të ngushta me ta.
Bricjapi – Shenja e Bricjapit është e lidhur me kohën dhe kjo është arsyeja për të cilën mund të pendohet, që ia ka kushtuar atë njerëzve ose situatave që nuk e meritonin aspak vëmendjen e tyre. Kur e gjykojnë të domosdoshme, ata gjithashtu largohen nga njerëzit që duan.
Ujori – Qëndrimi i Ujorit shpesh duket i pakujdesshëm dhe është njësoj sikur të ishte indiferent ndaj faktit që disa situata po prishen për shkak të gabimit të tij. Sjellja e tij mund të jetë e bezdisshme, por duke mësuar ta njihni ju mund të zbuloni se ai fsheh shumë mençuri dhe inteligjencë.
Peshqit – Të lindurit e kësaj shenje pendohen që nuk e kanë trajnuar veten e tyre mjaftueshëm ose që kanë nënvlerësuar disa rrethana që mund të ishin ndryshe. Është një shenjë shumë altruiste dhe do të ishte vërtet abuzive të talleshe me një person kaq të mirë dhe bujar.