Kohës së Jurgen Klopp në krye të Liverpoolit duket se po i vjen fundi. Kjo është ajo që bëjnë me dije mediat angleze, sipas të cilave, numri një i stolit të “The Reds” do të largohet në fund të sezonit.
Oferta që e tundon Klopp është ajo e drejtimit të Kombëtares gjermane, që sipas gjasave do të ndajë rrugët e saj me Joachim Low pas përfundimit të kampionatit Europian. Klopp ka fituar thuajse gjithçka te Liverpooli dhe duket se kërkon sfida të reja dhe drejtimi i Gjermanisë duket sfida ideale për të.
Nga ana tjetër, Kombëtarja e Pancerave ka nevojë për një frymë të re në stol, pasi Low e drejton Gjermaninë që nga viti 2006, pra prej 15 vitesh. Gjithsesi, për momentin çdo gjë është spekulim i mediave dhe ende nuk ka diçka konkrete.