Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka miratuar planin e presidentit Joe Biden me vlerë 1.9 trilionë dollarë që do të përdoren për të ndihmuar qytetarët e prekur nga Covid-19.
Dy demokratë votuan kundër së bashku me republikanët kundër këtij plani, të cilin e konsiderojnë si shumë të kushtueshëm.
Projektligji do të duhet të miratohet në Senat për të hyrë në fuqi. Ky projektligj kundërshtohet nga republikanët pasi bllokon dyfishimin e pagës minimale në SHBA në 15 Dollarë për orë.
Paketa 1.9 trilionë Dollarë e Joe Biden synon të rrisë vaksinimet e popullsisë, testimet kundër Covid dhe të stabilizojë ekonominë amerikane.
Po kështu, do të ndihmohen familjet dhe bizneset e vogla që janë goditur ekonomikisht nga pandemia. Presidenti Joe Biden e konsideron këtë paketë si Planin Amerikan të Shpëtimit që do të ndihmojë qytetarët për të luftuar Covid-19.