Kryeministri Edi Rama nga Vlora tha se duhet të nisë procesi për të bërë gati qendrën për të rinjtë për të hyrë në fushën e kodimit ku përmes internetit do fitojnë nga 1000 deri në 6000 euro. Kryeministri theksoi se shumë shpejt do të hapet Muzeu Hebraik.

“Aty ku qendra e rilindur historike po rijetëzohet nga bizneset që hapen njëra pas tjetrës dhe ku së shpejti do të hapë dyert edhe Muzeu Hebraik, ndërkohë që po punojmë për projektin e transformimit të karabinasë së lashtë të “Sulos” në një q endër inovacioni digjital për të rinjtë, kulture, arti e hapësirash për të gjitha moshat

Do kthehet në objekt publik. Do jetë një qendër që do ketë disa komponentë dhe 1 komponent kryesor të jetë qendra për të gjithë proceset e it për të rinj në mënyrë që ta krijojmë rrjetin. Për ta pasur këtë qendër te të rinjtë te qendra e re. T’i japim mundësi të rinjve të kenë akses në këtë aktivitet dhe të hyjnë në botën e kodimit dhe të gjithë shërbime globale online që pa lëvizur nga Vlora të jenë të punësuar në tregun global dhe të kenë paga që shkojnë nga 1000 mijë euro në vitin e parë deri në 5 dhe 6 në varësi të aftësive. Kjo është e ardhmja për të rinjtë në sensin e punësimit.

Do të hyjmë në botën e kodimit. Do të ketë një hapësirë për të moshuarit dhe për kalamajtë. Shërbime publike që ofrojmë mundësira të drejtpërdrejta për kalamiajtë. Shërbenedhe si një treg i fundjavës siç është nëpër vende të tjera ku vijnë produktet e zonës. Edhe lidhja me shkallarin e varrezat e dëshmorëve”, tha Rama.

“Do jetë një nga muzetë që do ti japë vlerë jo vetëm vlorës por edhe në nivekl rasjonal do jetë një magnet i fortë kulturor”, tha Margariti

Nga ky inspektim kryeministri nuk la pa “thumbuar” as PD, konkretisht drejtuesin e saj politik në Vlorë, Bujar Leskajn. “Do kenë zonën e tyre diku aty ku sot janë shkallarët dhe do jetë një oaz më vete. Politzimi i asaj është i lidhur me Leskon se ai ato 4 topat i ka si qofte dhe shatërvanin si raki dhe momentin kur i thua se do hiqen i duket sikur i heq qoften me rakinë leskos por ska gjë. Kudo ku ndërhynë për të bërë një ndryshim kujtohen të mbrojnë gjënë që nuk shkon dhe që duhet të ndryshojë”, shtoi kryeministri.