Pak ditë më parë në emisionin “Përputhen” erdhi një konkurrent i ri i quajtur Juljan Lala. Ai nxiti menjëherë debate në studio, pasi tha se jeton në shpellë dhe udhëton në botë pa para.
Së fundmi, Arjan Konomi ka publikuar në Instagram një foto nga vendbanimet prehistorike të Kapadokias, duke shkruar se dhe ai ka jetuar në shpellë. “Kur jetoja edhe unë në një shpellë. Pa shaka! Kapadokia. Vendbanimet prehistorike”, ka shkruar opinionisti.
Në postimin e tij vihet re dhe një koment nga Juli, i cili i ka shkruar: “Shume vend i bukur Kapadokia, kam qene dhe une atje, me autostop, e qendrova falas ne nje hotel qe ishte brenda ne shpelle (ne shkembim qe te luaja me ufo tek lokali i tyre)”.