Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se LSI sipas tij është një sistem që duhet çmontuar. Ai më tej ka shtuar se bashkë me Bashën do e çonin për skrap por ai e ka “tradhëtuar”, pasi tashmë sipas kryeministri është pjesë e SHPK por në minorancë.
“Çuarja për skrap e LSi praktikisht projekt i përbashkët me Bashën por i tradhëtuar me Bashës, Basha e ka tradhëtuar projektin sepse ishte ai që e ndau me demokratët domosdoshmërinë për ta çuar lsi për skrapo ishte ai që u betua se sdo kmetë më matrapazllëqe me Lsi e sHPK, dhe sot është thjesht një aksion në SHPK e katër ortakëve ku ai është ortak minorance sepse kryesor është Saliu dhe Ilir Meta.
LSI është projekt që duhet zhbërë, këtu nuk është çështje personat kam besuar më parë, se nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemet janë sistemet që korruptojnë njerëzit. Mjafton që ju të ndryshoni ekran do jeni njerëz të tjerë. Besoj se LSI është një sistem që duhet çmontuar komplet”, tha Rama.