Është mbyllur tashmë procesi i votimit në Kosovë. Dalja në zgjedhje, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ishte mbi 46 për qind. Vendvotimet u hapën në ora 07:00 dhe u mbyllën në ora 19:00. Qytetarët që ishin brenda qendrave të votimit u lejuan që të votojnë edhe pas orës 19:00. Të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit kishin 1.794.862 qytetarë. Në 38 komunat e Kosovës, qytetarët mundën të votojnë në 888 qendra të votimit, me 2.382 vendvotimet. Ata mund të votojnë në 888 qendra të votimit, që kanë 2.382 vendvotime në 38 komunat e Kosovës. Këtë vit, KQZ-ja ka larguar nga lista e votuesve rreth 122.000 persona, të cilët kanë qenë të regjistruar vetëm me dokumente të UNMIK-ut.

Në këto zgjedhjet është thënë se do të lejohet votimi vetëm me dokumente të Kosovës. KQZ-ja po ashtu ka lejuar të votojnë edhe qytetarët, të cilët kanë pasur letërnjoftim me afat të skaduar. Ndërkohë që Portali Albanian Post themeluar nga analisti Baton Haxhiu bashë Bashkë me Institutin “Gani Bobi” publikuan Exit Pollin e vetëm për zgjedhjet Parlamentare në Kosovë. Sipas këtij exitpoll-i VV udhëheq me 53 përqind. Vetëvendosje e Albin Kurtit ka fituar më shumë se gjysmën e votës shqiptare në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 2021-së. Rezultatet e EXIT POLL tregojnë se Vetëvendosje ka fituar 53% të votave. E dyta është Partia Demokratike e Kosovës me 20% të votave. Lidhja Demokratike e Kosovës është e treta me 17%. Kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar 7% të votave. Nisma, sipas EXIT POLL, nuk kalon pragun dhe mbetet në 2%.