Madridi po kalon nëpër një krizë lëndimesh në këtë periudhë të sezonit, por janë tre lojtarë të tij që ndihen optimistë për t’u rikthyer sa më parë. Eden Hazard, Rodrygo dhe Fede Valverde janë optimistë së do të rikthehen pa humbur kohë. Su lmuesi brazilian dhe mesfushori uruguaian e shpërndan në rrjetet sociale një fotografi të kësaj treshe.
“Do të rikthemi së shpejti”, shkroi Rodrygo. Derisa është e vërtetë se riaftësimi i tyre po ecën mirë, asnjëri prej tyre nuk do t’ia dalë të rikthehet në kohë për ndeshjen e Real Madridit kundër Atalantës të mërkurën në Ligën e Kampionëve. Trajnerit Zinedine Zidane do t’i duhet t’i thërrasë disa lojtarë nga ekipi i të rinjve për udhëtimin në Itali, për shkak të krizës me lëndime.