Kapiteni i Barcelonës, Leo Messi, pritet të largohet nga katalanasit. Ai me shumë mundësi do t’i bashkohet ekipit të PSG dhe zërat nga Franca janë shtuar. Të dy ekipet do të përballen në Champions dhe spanjollët e mendojnë si ngacmim diçka të tillë. Trajneri Mauricio Pochettino ka preferuar të ulë emocionet e tifozëve të tij. Ai ka theksuar se ende nuk ka nisur puna për merkaton dhe skuadra është e përqëndruar te ndeshjet e radhës.
Messi? Ne i respektojmë rivalët tanë dhe klubet e tjera. Kemi respekt për Barcelonën. Për momentin jemi të përqëndruar në Ligue 1. Ndeshja kundër katalanasve është për më pak se 10 ditë, por para saj kemi derbin me Marseille dhe më pas luajmë në Kupën e Francës, – tha argjentinasi.