Pavarësisht se stuhia e dëborës në aksin Milot – Lezhë vazhdon prej më shumë se 12 orësh pa pushim, kemi marrë masat për hapjen e aksit nga automjetet që e bllokonin.

Kështu deklaroi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e cila pas mesnate ka monitoruar këtë aks rrugor.

Ministrja Balluku tha se “në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Emergjencat Civile jemi kujdesur për qytetarët e ndodhur në epiqendrën e këtij cikloni”.

Sipas saj, puna vazhdon për të përballuar këtë sprovë të re.

Vendi ynë është përfshirë nga reshjet e dëborës, duke krijuar e vështirësi në zonat malore.

Ekipet e emergjencave janë në terren për t’iu gjendur pranë të gjithë qytetarëve që do të kenë nevojë.

Kompanitë kontraktore po punojnë për mbajtjen hapur të akeseve rrugore.