Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë me dije se ditën e sotme janë realizuar 612 vaksinime, në dy qendrat e vaksinimit në Shkodër dhe Tiranë për personelin shëndetësor dhe në shtëpitë e të moshuarve në këto dy qytete.
“6️⃣1️⃣2️⃣ vaksinime antiCOVID janë kryer vetëm gjatë ditës së sotme për të moshuarit në Tiranë dhe Shkodër dhe mjekët e infermierët e spitalit të Traumës, spitaleve rajonale dhe bashkiake?? #ShqipëriaBuzëqesh?”, shkruan Manastriliu.
Ditën e sotme, në Shtëpinë e të Moshuarve Tiranë dhe në Shkodër janë kryer 73 vaksinime për të moshuarit dhe stafin që shërben. Ne dy qendrat e vaksinimit në Tiranë dhe Shkodër janë kryer 539 vaksinime të personelit shëndetësor. Deri tani janë vaksinuar me dozën e parë 1693 persona, 620 me dozën e dytë dhe në total janë administruar 2313 doza të vaksinës antivCOVID.
6️⃣1️⃣2️⃣ vaksinime antiCOVID janë kryer vetëm gjatë ditës së sotme për të moshuarit në Tiranë dhe Shkodër dhe mjekët e…
Posted by Ogerta Manastirliu on E mërkurë, 17 Shkurt 2021