Nga viti 2013 e deri në buxhetin e fundit, paratë për shëndetësinë janë shtuar më 77%. Kjo sipas ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka realizuar një sërë suksesesh në sistemin shëndetësor.
“Nëse do të bënim një panoramë ne kemi rritur me 77% buxhetin për shëndetësinë. Në vitin 2021 buxheti për shëndetësinë është 62.9 miliardë lekë. E kemi filluar nga rritja historike e pagave për mjekët dhe infermierët. Ne kemi investuar në të gjithë rrjetin e sistemit shëndetësor, nga qendrat shëndetësore deri te spitalet. Pa kushtet më të mira profesionistët nuk do të arrinin të ofronin shërbim dinjitoz për të gjithë qytetarët shqiptarë. Pagat për mjekët dhe infermierët janë rritur me 57%. Sot mesatarisht paga bruto e infermierëve është mesatarisht 670 dollarë, ndërsa për mjekët është 1100 dollarë. Nga ana tjetër kemi dedikuara 10 milionë për bonuset për më shumë se 4000 punonjës të shëndetësisë.
Ne kemi bërë punësim me meritokraci. Në katër vite janë punësuar 3500 teknikë të shkencave mjekësore dhe 1200 mjekë me meritë dhe transparencë. Nga viti 2014 e deri më sot janë hapur 7 cikle specializimesh me më shumë se 1700 kuota, për t’iu përgjigjur nevojave të vendit për mjekë specialistë. Nga momenti i përfundimit të këtyre specializimeve më parë përfundonin kuotat e specializimeve dhe vinin të tërë në Tiranë;. Ndërkohë që ne nuk kemi prishur asnjë kontratë, sot kemi mjekë specialistë të të gjitha specialiteteve në të gjitha spitalet e vendit. Kështu do të bëjmë gjithmonë që të kemi mjekë aty ku ka nevojë vendi. Një nga arritjet më të mëdha është themelimi i Urgjencës Kombëtare. Jo vetëm me flotën e re të ambulancave por mbi të gjitha ne kemi arritur të kemi një numër unik dhe një kartelë të dixhitalizuar për ç’do qytetar”, Manastirliu.
Ajo u ndal edhe te atë që quhet kantieri i shëndetësisë.
“Ka ndikim të drejtëpërdrejtë në instraktutën spitalore jo vetëm spitalet e reja por edhe investimet me teknologji moderne. Kemi ndërtuar 5 maternitete, 300 qendra shëndertësore, 9 spitale e poliklinika të rindërtuara, 5 spitale janë në ndërtim etj. Spitali rajonal në Fier do të jetë spital ekselencë dhe që do të pilotojë autonominë spitalore”, tha ministrja.