Autoritete Rrugor Shqiptar ka informuar mbi gjendjen e akseve nacionale në të gjithë vendin.
ARRSH-ja njofton se gjatë natës reshjet e borës kanë vazhduar pothuajse në të gjithë territorin, shoqëruar edhe me erëra të forta e temperatura shumë të ulëta.
Problematika kryesore është rruga Milot–Lezhë, e cila ka patur borë shoqëruar me erëra shumë të forta, është punuar gjatë gjithë natës.
Aksi është i kalueshëm, përveçse një pjesë në kryqëzimin e Tales, ku kalimi realizohet me një korsi dhe po menaxhohet trafiku. Është punuar pa ndërprerje për pastrim e kriposje.
Sipas ARRSH në rajonin e Veriut, akset rrugore ku qarkullimi bëhet me zinxhirë: Sopot – Qafë Luzhë, B. Curri Valbonë, Krumë-Kukës-U.Zapodit, Kukës-Bushtricë (vasije), Kryqëzim Domaj-Draj Rec Krumë–Qafë Prush, Kryqëzim plepa – Kam, Kuben-Vasije, Peshkopi-Qafë Drajë, Peshkopi-Ushtelencë, Qafë Bualli-Krastë, Ura Matit(lapidari)-Lis, K/Ulëz-Ulëz, Trebishtë-Doganë, Qafë Mali-Fierzë.
Në rajonin qëndror qarkullimi bëhet me zixhirë në akset Krujë-Sari Salltik, në segmentet e Dajtit, në Prrenjas – Qafë Plloçë, në Rrugën e Stëblevës.
Në rajonin rrugor qarkullohet, me goma dimërore ose zinxhirë. Kontraktorët janë në terren për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.
ARRSH apelon që të gjithë drejtuesit e mjeteve të lëvizin vetëm me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë̈ shpejtësinë dhe të respektojnë̈ sinjalistikën rrugore.